Olsi e kaloi natën mes dy vajzave, Ambrës dhe Donës, si pjesë e provës së javës dhe në mëngjes për të ishte një zgjim tjetër.

Muzika e zgjon atë dhe menjëherë nis të kërcejë së bashku me Ambrën, ndërsa Dona qëndron ende shtrirë. Më pas ata shkojnë të tre në kuzhinë e ndërsa Ambra ishte duke bërë kafen, Olsi i kërkon të ndërrohet dhe të vishet me bikini.

“O Ambra, ik ndërrohu vish bikini, mos rri kështu”, i thotë ai, por duket se këtë herë Ambra nuk ja ka plotësuar dëshirën menjëherë.