Një nga çiftet më të komentuar të Big Brother 9, Olsi dhe Fjorentina u ndanë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Olsi i cili në një postim në Instastory ka sqaruar fansat se shkak i ndarjes mes tyre ishin disa mosmarrëveshje.

Megjithatë Olsi shkruan se i do qëndrojë pranë Fjorentinës nëse do të ketë ndonjë problem dhe se i uron të mirat e kësaj bote.

“Falenderoj gjithë fansat për mbështetjen. Në jetë jo të gjithë njerëzit janë njësoj dhe mendojnë ose dashurojnë njësoj. Të paktën pranoj realitetin.

Nga ky moment unë dhe Fjori nuk jemi më bashkë. Sa për sqarim nuk ka lidhje se është dikush në mes por thjesht disa mosmarrveshje me njeri tjetrin na bënë të marrim këtë vendim.

Gjithsesi i uroj më të mirat e kësaj bote kudo që të jetë dhe kur të kesh ndonjë problem, unë do jem i pari aty. Uroj të jesh mirë gjithmonë”, shkruan Olsi.