Në momentin kur Fiorentina sqarohet me Danjelin, Ambra i afrohet Olsit dhe i drejton një pyetje.

“Po ty pse s’të mori të sqaroje muhabetin?”, thotë ajo.

Olsi i kujton se ka bërë një betim që nuk e shkel.

“Unë nënën time nuk e hedh poshtë!”, përgjigjet ai, duke kujtuar edhe një “përpjekje”, sipas tij, të Danjelit për të zbutur tensionet mes tyre.

“Erdhi dje duke vadit lulet dhe më ra uji dhe i thashë. Avash tha se s’ta bëra kastile. Mirë i thashë, ik tani!. Me mua nuk puq në botë ai pas asaj gjëje që ka bërë. Nuk është ndonjë gjë për të qenë, se janë gjeste të ulta”, i tregon ai Ambras.

Olsi ndjehet i prerë në besë nga Danjeli.

“Para një jave flisnim e bënim plane për kur të dalim sesi do të bëjmë qejf, ai bën gjeste e më pret në besë këtu. Imagjino se ç’bën ai jashtë?! Ai ha edhe veten me dhëmbë për lojën”, thotë ai.