Olsi i BB dhe Fatmir Hysenbelliu jo vetëm kushërinj, ja çfarë i bashkon tjetërDihet tashmë se ish-banori i Big Brother 9 Olsi dhe Fatmir Hysenbelliu janë kushërinj. Madje ky i fundit e mbështeti shumë Olsin gjatë qëndrimit të tij në Big Brother duke i kërkuar ndjekësve të votojnë për të.

Por dy djemtë nuk janë vetëm kushërinj, ata i bashkon edhe diçka tjetër: dashuria për futbollin.

Ka qenë Fatmiri, i cili ka publikuar një foto në rrjete sociale ku ka treguar se janë duke luajtur kalceto së bashku.

“Pas tre muajsh më në fund po luajmë futboll, pasionin tonë së bashku! Kushëriri im”, shkruan Fatmiri.