Fiorentinës nuk i del inati nga sjellja e Olsit mes Donës dhe Ambras. Ajo diskuton me Danjelin dhe Fotininë dhe u thotë atyre se gjatë provës së vendosur nga Big Brother, Dona e provokoi disa herë Olsin.

Më pas, jashtë ku ndodhet Fiorentina me Danjelin dhe Fotininë del Olsi dhe Fiorentina i bën një pyetje.

“Dje re shumë herët në gjumë dhe sot u çove shumë vonë, pse?”, e pyet ajo duke e provokuar.

Olsi i thotë se ishte shumë i qetë dhe se u kënaq mes dy bjondeve duke provokuar akoma më shumë Fiorentinën.

Të dy hedhin fjalë me ironi ndaj njëri-tjetrit dhe në një moment Fiorentina për të sheshur mosmarrëveshjet afrohet që ta puthë.

“Nuk të puth për kokë të Ambras”, i thotë Olsi.

“Idiot!”, ja kthen Fiorentina.

“Kishin një efekt ato, se kur fle me një bjonde je mirë, por kur fle me dy, fikesh fare”, vazhdon ai.