Nga pasditja e djeshme marrëdhënia e Olsit me Fiorentinën nuk po funksiononte. Ata patën një debat që nisi vetëm për një kokërr portokalli, por më pas mosmarrëveshjet e mbartura bën që të deklaronin se nëse nuk do të kishte reflektim, mund të largoheshin edhe nga loja.

Por ditën e sotme, Olsi është zgjuar me të tjera mendime edhe pse pjesën më të madhe të natës nuk e kaloi në krevat me partneren e tij.

Fiorentina ishte në kuzhinë dhe vazhdonte të qëndronte e mërzitur. Olsi i afrohet dhe më pas përqafohen.

Aty pranë ishte dhe Fotinia. “Sa e lehtë paska qenë”, i thotë ajo çiftit, pasi ishte edhe në brendësi të problemeve të tyre. Më herët, ajo pati një bisedë me Fiorentinën, e cila i tregoi asaj problemet në marrëdhënien me Olsin. Por tashmë, ato duken të kaluara për çiftin…