Në sqarimin e gjatë mes tyre, Olsi e pranon edhe përballë Elsamedit që Ambra është e bukur, por…

“Çfarë është e bukur, është e bukur, por rëndësi ka me kë fle në krevat në darkë dhe fle ti me atë person jo unë. Nëse e imja do të bënte si ajo, unë do ta mblidhja. Prandaj, është faji yt, jo i imi”, i thotë Olsi.
Olsi shton se mënyra sesi iu drejtua Elsamedi për t’u sqaruar për këtë ishte e gabuara.

“Po të vije dhe të më thoje që shiko, vihu njëherë në vendin tim, se edhe unë e kam menduar këtë pjesë”, shton Olsi.

Elsamedi i thotë se nuk iu drejtua keq dhe se Olsi duhet të kuptojë se çfarë po përpiqet t’i thotë.