Debatet mes Olsit dhe Elsamedit sa kanë ardhur dhe janë shtuar. Ditën e sotme ata debatuan në lidhje me Ambrën dhe marrëdhënien e saj me Elsamedin.

Por Olsi, teksa është me Danjelin dhe Fiorentinën, flet edhe më shumë për Elsamedin, madje edhe për pjesën e tij si këngëtarë, jashtë shtëpisë së Big Brother.

“Çfarë bën ai?! Kush paguan lekë për atë në Itali për të dëgjuar se si këndon. Ai as me “playback” nuk këndon dot”, thotë Olsi.

Për këtë çështje flet edhe Fiorentina, e cila thotë se nuk e njihte më parë. “Aq këngëtarë është ai sa të gjitha këngët ja kanë vendosur këtu”, thotë me ironi për Elsamedin Fiorentina.