Olsi e pështyu, Damiano e lëpin. Shihni çfarë ndodhiTë gjithë e mbajnë mend sherrin e bujshëm mes Damianos, Olsit dhe Ervinit. Momenti që u komentua gjatë në media e kudo ishte veprimi i Olsit ndaj Damianos duke e pështyrë në fytyrë. Madje djemtë morën dënim dhe u futën në një burg të improvizuar.

Por duket se pas mbarimit të Big Brother djemtë i kanë lënë debatet brenda mureve të shtëpisë dhe janë takuar mbrëmjen e djeshme. Dy ish-banorët kanë postuar foto nga takimi duke shkruajtur se e gjitha ishte një lojë.

“Ne kete bote ka njerez qe pranojne gabimet qe bejne dhe pajtohen me faktin qe ishte loje. Shume faleminderit per mbeshtetjen”, shkruan Olsi.

“Njerzit ne jete ecin ne rruge te ndryshme. Une dhe Olsi jeta na ka cuar tek nje pike e perbashket. Dhe kjo pike e perbashket eshte aq e fort sa ne jo vetem te sqarohemi (qe skishim qe per te sqaruar ), por na ben qe te kalojme ne nje shoqeri te vertet”, shkruan Damiano.

Por edhe pse djemtë i rregulluan marrëdhëniet mes tyre shumë veta e kanë quajtur këtë veprim nga Damiano si lëpirje edhe pse nga ana tjetër Olsi shkruan se e pranon gabimin dhe mesa duket ka qenë ai iniciatori i pajtimit mes tyre.

“Dyfytyrësia nuk paska kufi”, “Do marrim mësim prej teje, do hamë gëlbaz e do bëhemi shok”, “Po pështyma more u tha”, “S’ke pse del e shkruan këtu krenar sikur s’të bën përshtypje një copë gëlbaz që të hodhi në surrat para miljona njerëzve”, janë disa nga komentet në foton e postuar nga Damiano.