Olsi dhe Fjorentina kanë një nga çiftet më të komentuar të BB9. Zënkat dhe xhelozitë mes tyre bënë që çifti të pëlqehej akoma më shumë nga publiku duke shkuar kështu në finale.

Pas daljes ata i shohim çdo ditë e më shumë aktiv në rrjete sociale ku sot Olsi ka postuar një foto që i ka habitur fansat. “Nuk më besohet”, shkruan ai në foton ku tregon dy unaza.

Të gjithë menduan se Olsi dhe Fjorentina kanë vendosur të zyrtarizojnë lidhjen, por të vërtetën Olsi e ka zbuluar pak minuta më pas. “Rrini të qetë, nuk martohem unë, por dikush tjetër ka dasmën nesër”, shkruan Olsi.

Mesa duket ish-banorit i ka pëlqyer ideja e martesës, ndërsa Fjorentina nga ana tjetër ka postuar të njëjtën foto me disa emoji duke qeshur që tregon se as ajo nuk është gati për këtë hap të rëndësishëm.