Fërkimet e shpeshta mes Olsit e Fiorentinës me Kein në dy ditët e fundit dhe reagimet jo edhe aq të mira të këtyre dy të fundit janë kthyer në një problematikë që diskutohet mes dy çifteve, por edhe si një mundësi për aleanca të reja.

Danjeli është veçuar nga pjesa tjetër e banorëve dhe këshillon Olsin dhe Fiorentinën që të mos bien pre e provokimeve.

“Secili nga ne këtu i njeh gjithë konkurrentët. Unë e shmanga 3-4 here, janë lojërat e fjalëve, injorimi është më e saktë. Janë të gjithë. Ti e di Damiano sa e ka durimin. E di Musën si ishte para mbledhjes, dhe pas mbledhjes, si ndryshoi. Rrinë gjithë javës me jorgan në kokë”, thotë Danjeli duke sugjeruar se shumica prej banorëve ecin me plan të caktuar.

“Mua si Danjel nuk e gëzon njeri shansin të më nxehi”, thekson Danjeli, që ndërpritet nga Olsi që thotë “As mua…”, por disa sjellje të tij tregojnë krejt të kundërtën.

“Janë thjesht lojëra fjalësh, përgjigjja ime unë do ju jap injorimin”, i thotë Danjeli, duke u sugjeruar që të ruajnë qetësinë dhe t’i injorojnë “provokatorët” që të dalin të fituar nga këto debate.