Danjeli dhe Fotinia janë në xhakuzi, ndërsa pranë tyre afrohet edhe Olsi dhe çifti i mbush edhe një gotë me shampanjë.

Ata nisin të flasin më pas për situatat e një nate më parë. Olsi komenton Danjelin duke i thënë se e kishte parë tej mase në tension. Ai i përmend rastin kur Danjeli ndezi cigaren edhe pse ishte në transmetim live.

Megjithatë, ai i përgëzon për vendimin e marrë dhe i thotë se nuk duhet të shqetësohen shumë pasi nëse ata ndjehen mirë, edhe prindërit e tyre do të jenë mirë.