Olsit dhe Danjelit nuk i pëlqen aspak mënyra se si ka shkuar menaxhimin i shtëpisë nën drejtimin e liderit Musa.

Ndërsa janë në tualet ata shprehen shumë të acaruar për një punë jo korrekte nga ana e tij.

Danjeli aludon se ai kërkon destabilizim te pala tjetër për të favorizuar lojën e tij dhe se “ata, janë njerëz që gjatë gjithë javës marrin shënime poshtë çarçafit për të përdorur një fjali të shtunën, kur audienca është në maksimum”, shprehet Danjeli, i cili sugjeron se edhe ata duhet të luajnë në të mënyrë për ta vënë në dukje këtë fakt.

“Me të vërtetë Lupçes i doli situata nga dora, por ama kishim për të ngrënë”, thotë Olsi, e ndërsa ai shton se ua tregon ai të shtunën dhe të dielën, në tualet shfaqet e Armela, për të cilën djemtë nuk e dinin se ishte aty dhe se sa pjesë të bisedës ka kapur ajo.

Ata vijojnë bisedën, por tashmë pa përmendur emra. “Ke persona këtu që ndërrojnë kostumet 50 herë në ditë”, shprehet Danjeli, por pa dhënë emra se për e ka.