Marrëdhënia e mirë dhe afrimitet që Kei ka krijuar me Damianon në shtëpi, është diskutuar nga Olsi dhe Danjeli në prani edhe të dy partnereve të tyre.

Olsi thotë se ata tashmë i konsideron çift me njëri-tjetrin dhe jo me partneret e tyre. “Pavarësisht respektit për Armelën dhe për Vivin, i bie me i thënë që çifti i javës janë bërë këta të dy (Damiano me Kein). Ka gjetur tenxherja kapakun. Unë prandaj jam zhgënjyer dhe nga zhgënjimi me njerëzit kam mbajtur shumë gjëra në kurriz”, thotë Olsi.

Olsi thotë më pas se nuk gjen më arsye të flasë me Kein. “Nuk e shoh të arsyeshme me fol me atë lloj robi”, thotë Olsi.