Marjusi është bërë palë e marrëdhënies Elsamed-Ambra-Olsi, pasi mbrëmjen e kaluar kanë biseduar me dy të parët, mëngjesin e sotëm kanë biseduar me këtë të fundit rreth situatës së provokimeve apo xhelozisë mes tyre.

Olsi sqaron se ai nuk ka faj që Ambra është e bukur, se edhe nëse nuk do, syri do i shkojë për ta parë atë.

“Ia thashë dhe Ambrës ç’a është e bukur, është e bukur. Unë prapë do të shoh se je për t’u parë, pasi je e bukur”, thotë Olsi, që merr edhe miratimin e Marjusit, i cili edhe përse ka Enidën në krahë thotë se edhe ai një femër të bukur do ta shihte.