Pasi përfunduan së ngrëni mes debatit me tone të ngritura, Lupçe shkon te Olsi dhe Ervini që ndodheshin në oborr për të sqaruar situatën, që e tensionon edhe më tej.

Ai i kujton ndarjen e ushqimeve gjatë javës së kaluar kur lideri ishte Olsi dhe Fiorentina dhe kaq mjaftoi që ata të acarohen sërish.

“Ç’më kujton javën e kaluar kush pjatë kishte më shumë, nuk dua t’ja di fare dhe nuk të pyes fare. Ik tani, nuk ke burrëri”, i thotë Olsi.

“Mos na tregoni burrërinë ju, ne aq sa dimë, aq bëjmë”, thotë Katerina.

Ndërsa Lupçe i nervozuar në maksimum del në konkluzionin se i gjithë debati erdhi për faktin se Olsi-Fiorentina dhe Ervini-Sidrita do të dalin në nominim javën e ardhshme, sipas tij.