Me dashurinë e tyre që rritej çdo ditë brenda mureve të shtëpisë së Big Brother, Fotini dhe Danjel fituan zemrat e shumë fansave të cilët natën finale e votuan aq shumë sa i sollën fitoren. Çifti pas daljes janë duke shijuar pushimet dhe duken shumë të lumtur.

Por edhe pse u kthyen shumë shpejt në çiftin e preferuar të publikut, jo të gjithë e dinë sa diferencë moshe kanë Danjeli me Fotininë. Danjeli është 26 vjeç ndërsa Fotinia 23, pra çifti ka 3 vite diferencë.

Megjithatë mosha nuk ka rëndësi kur dy persona duhen shumë, apo jo?