Pas një klipi me zënkat në çift mes Fiorentinës dhe Olsit, për këtë të fundit Big Brother kishte menduar edhe një surprizë.

Ai u thirr në dhomën e rrëfimit dhe aty u shfaq një klip nga e ëma e tij, e cila foli për historinë e dhimbshme të shkëputjes së Olsit nga futbolli, por edhe për marrëdhëniet e tij me nipin.

Ajo foli edhe për marrëdhënien e tij me Fiorentinën duke thënë se ajo është pak xheloze, por tha e “justifikoi” atë duke thënë se ai është shumë i bukur.

Olsi u emocionua pa masë pas fjalëve të nënës, madje edhe u përlot.