Një shans i dytë për Damianon; Sërish banor, sërish beqar

Në fund të televotimit, publiku ka vendosur që të rikthejë në shtëpinë e beqarëve, Damianon.

Damiano rikthehet në shtëpinë e beqarëve në Big Brother, pas shansit të dytë që i dha publiku me anë të televotimit.

Kur mori vendimin për t’u larguar nga shtëpia e Big Brother, Donjeta “mori” me vete Damianon. Por, nëse për Donjetën rregullorja e Endemol është e qartë; që ajo nuk mund të paraqitet në studion e spektaklit, një tjetër rregull është për banorët që dalin jashtë vullnetit të tyre.

Rregullorja e Big Brother thotë qartë që për qëndrimin ose jo të një banori në shtëpi, përveç vullnetit të vetë banorit, vendos vetëm publiku. Në rastin e Damianos nuk vendosi as ai vetë dhe as publiku, por Donjeta.

Për këtë, Big Brother vendosi që të hapë një televotim për t’i dhënë mundësi publikut që të vendosë, i cili në fund vendosi ta rikthejë.