Një mesazh në letër nga përtej xhamit për vajzat

Duke qenë të ndarë nga vajzat, tashmë djemtë kanë gjetur një mënyrë të veçantë për të komunikuar me to.

Është Ervini ai që merr guximin të shkruajë një mesazh për vajzat, duke e vendosur më pas atë në xham. “E kam shkruar për të gjitha”, thotë ai.

Pas letrës së parë, djemtë e kuptuan se ishte një mënyrë efikase për të komunikuar me vajzat dhe nisën të shkruajnë sërish letra.

Sërish Ervini e më pas edhe Damiano kanë përgatitur nga një mesazh për vajzat duke ja treguar atyre në xham.

Më pas ishte radha e vajzave për ta bërë një gjë të tillë. Xheni i afrohet xhamit për të treguar letrën dhe kureshtja ishte e madhe te djemtë. Por Xheni i befason, pasi në letër kishte vendosur vetëm pseudonime për djemtë të vendosura nga vajzat.