Fiorentina, Fotinia dhe Elsamedi përgatitën drekën së bashku, si pjesë e rregullave të provës së javës.

Më pas, ata ulen për të ngrënë duke e shijuar si miq të mirë, ndërsa japin edhe mendime për provën dhe shkëmbejnë edhe batuta mes tyre, duke uruar edhe për jetëgjatësinë e “miqësisë”.

“Është dreka më e mirë që kam ngrënë që prej futjes në Big Brother”, thotë Elsamedi.

Ata flasin edhe për Lupçen, i cili është i mërzitur, pasi e ka të vështirë të qëndrojë pa Katerinën.

“Ai e përjeton shumë keq idenë që nuk po flet me Katerinën, por jo se është xheloz për të”, thotë Fiorentina.