Big Brother është në gjysmë të lojës, por nga ajo që ndodhi sonte duket sikur nuk ka filluar ende.

Dy çifte lanë shtëpinë mbrëmjen e sotme, por një tjetër çift nis aventurën në Big Brother. Gastare-Admand janë dy banorët më të rinj të Big Brother.

Gastare është 28 vjeç. Ajo banon në qytetin e Sarandës dhe punon menaxhere. Ndërsa Admandi është 29-vjeç, vjen nga Konispoli dhe punon si teknik.

Admandi dhe Gastare janë njohur nëpërmjet rrjeteve sociale dhe kanë folur për disa muaj me njëri-tjetrin, por ajo që ndjenin nuk ishte thjesht një pëlqim.

Këtë e tregon fare mirë edhe fakti se kanë 4 vjet bashkë, por për ta është sikur të jenë njohur tani sepse dashuria e tyre sa vjen e forcohet.