Damiano dhe Musa patën debat të fortë javën e kaluar, por tashmë gjërat mes dy djemve duket se janë rregulluar dhe Damiano diskuton edhe situata të rëndësishme në shtëpi për të me Musën.

Ai flet me Musën për ngacmimet që Olsi i bën Armelës. Damiano thotë se ka një situatë delikate që po e ndjek me kujdes. “Është shumë në të mirën time, por edhe që… do pres deri në fund të javës sepse kjo situatë për mua është shumë pozitive”, shprehet Damiano, i cili thotë se tashmë është i qartë për atë që po ndodh. “Guri që është në mes po mban lojën”, thotë ai.

“Mbase guri kthehet edhe keq”, thotë Dona.

“Si do që ta përdorë ai gurin do dalë vetë keq, sepse në çdo opsion unë e kam një përgjigje, e cila nxjerr mospërputhjen e karakterit të tij. Një njeri duhet të ndaj dhe të kuptojë hapësirat nëse nuk e bën ka problem me sedrën”, thotë Damiano.