Nuk janë ta pakta rastet, kur Olsi në formën e shakave duket se e provokon Armelën, të paktën kështu shihen nga ajo dhe një pjesë e banorëve gjestet e Olsit.

Një ndër to është edhe Katerina, e cila i këshillon Armelës që të flasë me Olsin dhe t’ia bëjë të qartë se ajo ndjehet e prekur nga ai.

“Thuaji mund te më flasësh, por jo ta tejkalosh limitin. Mbaj një qëndrim më kupton. Thuaji ndoshta ti mund të më flasësh si shoqe, por mua më duket pak e tepërt, më shumë më fletë mua sesa…”, shprehet Katerina teksa i sugjeron Armelës se si të veprojë, duke shtuar që këto t’ia thotë nesër.