Nominimi i vë gjithmonë në lëvizje banorët të cilët rrezikojnë daljen nga shtëpia, por kur nuk e presin të nominohen thuajse gjithmonë hidhen në sulm për të gjetur se kush i votoi dhe në kërkim të aleatëve.

Ky është rasti i Olsit dhe Fiorentinës, të cilët nuk e prisnin që të nominoheshin. Këtë e vë në dukje Olsi, i shprehet se do të donte ta dinte se sa vota kishte marrë për të bërë llogaritë se kush e kishte nominuar.

Fiorentina fillon të sqarohet me Donën rreth disa problematikave mes çifteve javën e kaluar, duke treguar afrimitet shumë më tepër se herët e tjera.

Duke e ndjerë veten të rrezikuar Olsi tenton të riafrohet sërish me Lupçen, me të cilin ka pasur disa fërkime kryesisht në dy javët e fundit.

“Tani do luaj me porta te vogla. Më ikën dy gjigantë, (për Ervinin dhe Denisin), por s’ka problem sa të kem Lupçen”, thotë Olsi duke i shtuar se pavarësisht fërkimeve ai gjithmonë e ka vlerësuar ndryshe nga të tjerët.

“Unë qëndroj kështu si jam, ta kam sqaruar nuk luhatem. E kam kuptuar që ditën e parë”, i thotë Lupçe, Olsit, ndërsa ky po i thoshte se disa banorë mund t’ia kenë më të futur.

Pasi Olsit largohet, Lupçe i thotë Fiorentinës, “Kur më thonë mua për luhatjen, e harrojnë luhatjen e tyre”.