Ndërsa janë duke u sqaruar edhe për hatër-mbetjet e fundit, Olsi dhe Damiano përfshijnë në diskutim edhe çështjen e partnereve.

“Nuk më erdhi mirë dhe për atë që pate me Fiorentinën se përderisa kam ardhur me të, për mua ajo është më e mira. Ervini është më ndryshe nga ne se ka ndjenjë një mes. Nuk mund të them që kam ndjenja shumë të forta për Fiorentinën”, shprehet Olsi.

Më tej ai sqaron se “Nuk mund të them se kam ndjenjë të madhe. E respektoj shumë si person. Më ka qëndruar afër dhe do i qëndroj. Pastaj se çfarë do ndodhë jashtë është një gjë që e kemi vetë në dorë”.