Ndëshkimi për Damianon, Olsin dhe Ervinin

Java që banorët e shtëpisë së Big Brotherit po lënë nuk ishte ndër javët më të mira për ta. Ditët u shoqëruan me tensione dhe aty u ndanë edhe grupet rivale.

Përplasjet mes këtyre grupeve tejkaluan caqet e vendosura nga Big Brother, që vendosi t’i ndëshkojë kolektivisht gjatë javës.

Por ai ndëshkim nuk është i vetmi.

Big Brother nuk e ka përfunduar ende ndëshkimin për protagonistët e sherrit që kaloi kufijtë e etikës dhe ka menduar një tjetër masë, që si publiku, ashtu edhe banorët e mësuan gjatë spektaklit.

Kështu, Damiano, Olsi dhe Ervini së bashku me partneret e tyre kalojnë automatikisht në nominim, u hiqet e drejta për të qenë çift i preferuar dhe çift imun dhe për gjithë të tjerët java do të jetë me gjysmë buxhet.