Mes morisë së ngjarjeve të javës brenda shtëpisë së Big Brother këtë javë ishin edhe disa veprime të pahijshme të një pjese të banorëve.

Donaldi, Olsi dhe Danjeli imituan personat me aftësi të veçanta, një veprim i pahijshëm për të cilin Big Brother vendosi t’i ndëshkojë që të gjithë banorët.

Ndëshkimi iu komunikua në fillim nga Arbana. Kështu, në javë në vazhdim dhe deri në fund të këtij edicioni, gjysma e buxhetit të tyre do të shkojë për personat me aftësi të veçanta dhe banorët do të kenë në dispozicion vetëm gjysmën e tij.

Por edhe gjysma nuk është e sigurtë. Nëse banorët nuk kalojnë provat e javës, atëherë ata do të duhet që të bëjnë llogaritë mirë, sepse do të duhet të kalojnë 7 ditë me vetëm 25 përqind buxhet.