Fiorentina vijon debatin me pjesën tjetër të banorëve duke e pranuar që sjellja e Olsit, Danjelit dhe Donaldit ishte gabuar, edhe për veten e banorët e tjerë që qeshën thotë se ishte gabim, por ajo ngulmon se kjo po përdoret nga banorët e tjerë.

E teksa ka qenë duke debatuar me Elsamedin ka ndërhyrë Olsi, i cili me ton të lartë i ka kërkuar Elsamedit që të mos debatojë më me Fiorentinën.

Elsamedi: Unë për debat kam ardhur
Fiorentina: Po bën të larin
Ambra –Esamedit: Mbylle, ata kanë gabuar, por do dënohemi edhe ne që nuk i ndaluam.
Elsamedi: Nuk kanë pse të na bëjnë ne me faj. Unë do ta pranoj dënimin, por jo të thonë ata që kishim edhe ne faj
Fiorentina duke përplasur duart: Mos e diskuto më