Sjellja e jo e hijshme e disa prej banorëve që imituan personat me aftësi të kufizuar, ka sjellë si pasojë ndëshkimin kolektiv, ndëshkim që do të bëhet publik gjatë spektaklit të së shtunës.

Ashtu siç e komunikoi edhe Musa, ndëshkimi do të jetë për të gjithë banorët pa përjashtim, pasi edhe ata që ishin kundër këtij imitimi nuk vepruan për ta ndaluar.

Por jo të gjithë banorët janë dakord me ndëshkimin kolektiv, duke filluar nga Musa, i cili ndërsa komunikonte vendimin e “Vëllait të Madh” kërkoj nga personat që bënë imitimin dhe ata që qeshën të mbanin përgjegjësi.

Kundër tij doli Fiorentina, e cila e pyet Musën, se çfarë bënte ai kur ata të tjerët po qeshnin. Ndërsa Fotinia kapet me Elsamedin dhe Musën, duke i kujtuar atij se Elsamedi e thirri dhe i tha “hajde se jashtë po bëhet teatër”.

Po e përdorni këtë gjë kundër nesh. Ne e dimë që kemi bërë gabim”, i thotë Fiorentina, Marjusit, Enidës, Elsamedit dhe Ambrës, që ishin gjithashtu në oborr kur ndodhi skena.