Dona dhe Musai, ish çifti konkurrent në “Big Brother Albania” dukej se kishin probleme në çift dhe ishin ndarë.

Dona postoi në rrjetet sociale disa fraza që partnerët trathtarë i thonë gjithmonë. Kjo ka lënë të kuptohet nga të tjerët se çifti ishte në krizë për shkak të një tradhtie të mundshme nga ana e Musës.

Por, pas lajmeve që qarkulluan në rrjetet sociale, Dona dhe Musa kanë reaguar për të sqaruar se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

“Çfarë kam publikuar dje, nuk kanë lidhje me mua dhe Musain. Thjesht një shaka me disa shoqe të mia. Sa për sqarim.”-shkroi Dona në Insta Story. Një reagim tjetër ka ardhur edhe nga Musa, i cili një një foto me mimikë qesharakë në Instastory ka shkruar: “Po mendoj pse shkruani gjëra koti”.

Pavarësisht largimit të Musës për në Itali çifti duket po e mban lidhjen edhe në distancë.