Elsamedi dhe Ambra si çift në lojë nuk po ndjehen komodë dhe mes tyre ka patur mospërputhje të mëdha në dy javë qëndrimi.

Oferta e Big Brother iu bë edhe atyre.

“Sa e paparashikuar”, tha Elsamedi.

“Unë jam një person ndryshe në lojë. Jam një person që luaj fort, diskutoj fort, ndërsa Ambra ka qenë më pak pasive dhe ndoshta vetëm mund të jetë edhe më e fortë”, shtoi ai.

Elsamedi i thotë Ambras se është çështje loje dhe më pas shton: “mendoj se është zgjedhja e duhur për të patur përballje më të forta këtu brenda”.

“Nuk jam përfshirë shumë në debate sepse kam dashur t’i njoh banorët e tjerë. Nuk e prisja që ai të donte dhe të luante vetëm kështu që unë e respektoj vendimin e tij”, tha Ambra.