Teksa ishte duke u sqaruar me Damianon, mbi debatet që ka pasur së fundmi, Musa zbuloi pikën e tij të dobët.

“Unë kaloj nga qetësia te grushti. E di sa herë kam bërë grusht dhe më kanë rrahur edhe me njerëz më të mëdhenj se mua. Kam pasur shumë problem me këtë gjë, madje edhe në futboll. Mua më ikën damari. Edhe në futboll më kanë hequr për këtë gjë”, tregon Musa.

Por ai thotë më tej se tashmë ka ndryshuar dhe në situata të ngjashme arrin të qetësojë veten.