Me hyrjen e banorëve të rinj, gjërat mes Donës dhe Musës duket se nuk janë më njësoj. Musa mendon se Dona po e lë pas dore dhe po e neglizhon duke qëndruar më shumë me Ambran.

Në rastin më të parë që çifti ndodhet vetëm në krevatin e tyre ai ja bën këtë vërejtje.

“Ngela keq se nuk po ma var fare”, i thotë ai.

Dona i kërkon falje dhe justifikohet duke i thënë që Ambran e njeh nga jashtë.

“Po unë të kam vetëm ty këtu brenda”, ja kthen Musa, ndërsa Dona e plotëson duke shtuar “edhe unë”.

Megjithatë gjërat nuk u mbyllën me kaq.

Dona: Kështu do të vazhdosh?
Musa: Mund të bësh çfarë të duash, mua po më dhemb barku.
Dona: Kur rri ti me të tjerë, të qaj unë?
Musa: Është ndryshe kur e ke shoqe të ngushtë.
Musa: Unë ta largoj?
Musa: Je këtu për arsye tjetër. Do që të të rrijë çdo sekondë me ty?
Dona: Unë do i rri pak afër.
Musa: As që e vras mendjen fare.
Dona: Nuk do të të shmangem ty. Ti s’e vret mendjen, unë e vras.
Musa: Ti vazhdo, unë nuk do të mbaj qejf në qafë
Dona: Është dita e parë dhe sa të ambientohet do të rri me të. Është tip që nuk përzihet shumë.
Musa: Në rregull
Dona: Të thashë që po i tregoj shtëpinë.
Musa: Mund t’ja tregonim bashkë.
Dona: Do të thoje jo nga inati. Je duke bërë si fëmijë.
Musa: Janë veprimet e tua si fëmijë.
Dona: A më do?
Musa: Jo!
Dona: Pse?
Musa: Se ndryshove.
Dona: T’i shkul flokët! Sa i çuditshëm bëhësh ndonjëherë.
Musa: Kur ndryshon ti.
Dona: Nuk ndryshoj, ça ndryshova kur rri me atë?
Musa: Janë veprimet e tua që janë më të rëndësishme. Ti nuk i vë re, i vë re unë! Ti për mua këtu je gjëja e parë.
Dona: Kush të tha ty që je gjë e dytë?
Musa: Nuk e thashë unë, e the ti.
Dona: Nuk t’u shmanga.
Musa: Posi! Sa u zgjua qëndrove tre orë me të (Ambran).
Dona: Se dikush duhej të merrej me buxhetin dhe unë po rrija kot dhe thashë të laj enët.
Musa: Nuk erdhe fare, lave enët. Analizo veprimet e tua.
Dona: Edhe mua më bezdisin veprimet e tua. Kur vjen më puth më bezdis.
Musa: Në rregull, s’e bëj më. S’ka problem. S’je e detyruar. Unë kështu jam.
Dona: Edhe unë kështu jam.
Musa: Këto janë sjellje të tjera.
Dona: Ça po thua?
Musa: Sjelljet që të pashë që mbrëmë në darkë. S’me fute në muhabet fare. A je në rregulll ti?
Dona: S’me duket ndonjë gje kushedi se ça.
Musa: Ndryshove sjellje. E vura re. Të thashë a të vjen turp.
Dona: Se nuk të putha fare ty?
Musa: S’është vetëm kjo. Janë edhe ca sjellje që ti s’i vë re. Unë jam me të vërtetë kështu.
Dona: Unë jam ndryshe me njerëz që njoh.
Musa: Ç’lidhje ka kjo? Mund të sillesh ndryshe me ata, por jo me mua. Unë po flas për mua.
Dona: Po kaloj kohë me ata.