Musa u trembet banorëve të rinj. Ai thotë se ata kanë një avantazh të madh; dinë pikat e dobëta të banorëve të vjetër.

“Na kanë parë nga jashtë dhe e dijnë shumë mirë se ku të na godasin”, thotë ai.

Më pas, Musa e diskuton këtë ide të tij vetëm për vetëm me Danjelin. Ata analizojnë debatin mes Fiorentinës dhe Elsamedit. Musa, që ishte i pranishëm në debat, thotë që nga ky debat kuptoi që Elsamedi i njeh mirë banorët e vjetër.

Këtë mendim ndan edhe Danjeli dhe këshilla që dy banorët kanë për njëri-tjetrin është kujdesi.