Musa-Damiano janë vendosur në dy kahe të ndryshëm të “fushëbetejës” dhe marrëdhënie e tyre është tepër e komplikuar.

Musa i thotë Damainos se ai e ka kuptuar lojën e tij dhe se nuk do të bjerë në kurthin që ai po përgatit për të.

“Kur vete ne luftë, herën e parë kupton, herën e dytë kupton, herën e tretë kupton, po herën e katërt unë nuk jam budalla. Napoleoni e humbi luftën se herën e 3 përdori të njëjtën lojë”, i thotë Musa.

“Unë s‘jam Napoleoni, jam Damiano”, i përgjigjet Damiano, duke theksuar se “Mua më gëzon që më thua këtë gjë, se mendon se unë kam këtë plan”.

Debati i tyre nuk mbyllet me kaq. “Mua s’më intereson se sa plane ke, se unë jam i lumtur. Kam fituar atë që nuk prisja”, i thotë Musa.

Ndërsa Damiano e thumbon duke i thënë se “Kur je i kënaqur, pse nuk merr valixhen dhe del”.