E nisi me Danjelin debatin, ndërsa në të shpejt u bashkua dhe Olsin, i cili nuk është se e kundërshtoi shumë Musën në idetë e tij, por ishte Fiorentina më “agresive” më pas.

Musa u shpreh se Danjelit gaboi me sinqeritetin e tepërt kur foli para të gjithëve për personat e nominuar, pasi kjo gjë nuk ishte e nevojshme në një mbledhje ku do të ndaheshin punët për banorët.

Për Olsin, ajo që bëri Danjeli nuk është aspak e gabuar. “Mund të ndodhi të shtunën në mes të spektaklit, ku mund të çohet një person që ti nuk e pret fare dhe mund të thotë diçka që mund ti prek të gjithë. Nuk e ndalon dot se më plase shpirtin”, i thotë Olsi.

Debatit i bashkohet dhe Fiorentina, e cila ndërhyn te Musa fillimisht duke i thënë atij se bën kot sikur nuk kupton shqip. “Kur do ti flet, kur nuk do thua nuk kuptoj”, i thotë Fiorentina.

“Nuk është aspak e vërtetë kjo gjë, pasi unë kuptoj shqip, por ti ma hodhe si kunj tani”, i thotë Musa.