Pasi përfunduan lojën me letra dhe të gjithë ishin bashkë, banorët ndahen dhe fillojnë të komentojnë.

Elsamedi flet me Lupçen dhe me Katerinën duke i thënë se letra e Danjelit për Fotininë ishte shumë e dobët. Ai tregon se Danjeli e kishte përgëzuar për letrën që ai kishte shkruar. “Erdhi me tha për letrën time: Bravo nuk e besoja se do kishe bërë këto fjalë”, thotë Elsamedi, i cili më pas shkon edhe te Musa me Donën.

“Lëri, lëri. Xhelozia do t’i hajë edhe do t’i grijë vetë nga brenda. Unë nuk e vras mendjen, nuk është problemi im”, thotë Musa për Danjelin dhe Fotininë.