Shpërthimi i Fiorentinës ndaj Elsamedit dhe DOnës lidhur me provën javore, ku çiftet u ndanë duke formuar grupe të tjera, nuk janë lënë pa u diskutuar nga banorët e tjerë.

Musa kërkon sqarim me Elsamedin sepse ai ka thënë që “Dona nuk është ashtu siç duket”. Musa i thotë se fjalët që thuhen këtu mund t’i dëgjojnë shumë persona.

Elsamedi thotë se nuk i intereson sesi i thotë Fiorentina gjerat , duke theksuar se ka thënë vetëm se Dona dhe Ambra po luanin dhe nuk është ashtu siç po duket.

“Ishte lojë dhe ato provokimet ishin për loje, pavarësisht se Fiorentina po luante mendsh”, shprehet Elsamedi.
“Unë jam i kënaqur që Dona e bëri lojën ashtu. Dona ka luajtur, është tallur, dhe Olsi nuk është askush, sepse Dona ka dikë tjetër”, theksoi Musa.