Musa dhe Danjeli këtë herë kanë debatuar në oborr. Danjeli ishte me Fotininë kur sheh Musën dhe i thotë se është një super aktor.

Por, Musa kishte folur më herët edhe me Ambrën dhe nga biseda me të kishte kuptuar se Danjeli kishte synuar ta vendoste atë kundër Musës dhe Donës.

“Je i pafytyrë, njeriu më i pafytyrë në botë. Pse tenton t’i vendosësh njerëzit kundër”, i thotë Musa Danjelit, i cili vazhdon të reagojë duke i thënë se është aktor.

Ata thërrasin edhe Ambrën dhe sapo ajo konfirmon çfarë ka dëgjuar, Musa i thotë sërish Danjelit i pafytyrë dhe largohet.