Musa beson se banorët e tjerë e kishin planifikuar nominimin e tij me Donën dhe të Olsit me Fiorentinë, por diçka u shkoi keq dhe jo sipas planit.

Ai i thotë Benardit me Xhenin se synimi ka qenë që në votim të dali vetëm ai me Donën dhe Olsi me Fiorentinën, por llogaritë nuk u bënë mirë.

“Për mua dhe Olsin e kishin bërë me plan, por nuk i doli mirë nominimi i tretë (për Kein me Vivin). Kjo është shumë gjë e shëmtuar që ma hodhën të tërë mua”, thotë ai.

Nëse do të realizohej plani, Musa shprehet i sigurtë se përballë Olsit me Fiorentinën ai me Donën do të dilnin jashtë.

“Do ta kisha ngrënë e unë këtë javë po të ishim me Olsin e Firentinën. Por gabuan dhe i bënë keq llogaritë ato se është edhe çifti i tretë në nominim”, vijon ai.

Sipas Musës, pjesa më e madhe e banorëve po bëjnë lojë të pistë duke nominuar e folur pa u dhënë mundësi për t’i njohur.

“Ja arritën këtë me Ervinin”, thotë Musa.

Benardi i kujton Musës se ata kujtojnë se janë grup, por në të vërtetë nuk janë të tillë.

“Ata mendojnë se përfitojnë duke qenë grup, por në të vërtetë nuk është ashtu. Prap, për mendimin tim nuk mund t’i quash grup”, thotë ai.