Musai flet me Egnajtin dhe i tregon se marrëdhënia që ka me Donën nuk është për lojë.

“Disa gjëra mund të jenë për lojë, por disa gjëra janë shumë më shumë se loja dhe është dashuri e vërtetë”, i thotë ai.

Egnajti bie dakort.

“Disa gjëra duken dhe kjo e juaja duket që nuk është për lojë. Është tjetër gjë loja. Të ishte për lojë do të ishte e menduar, por kjo e juaja është e pamenduar”, thotë Egnajti.

Musa thotë se ndjehet keq që ka ngelur vetëm Liridoni dhe Damiano në dhomën e meshkujve.

“Ata po e bëjnë që të kenë një gjë me ça të merren. Ne po u themi çdo natë që të kalojnë andej nga ne”, thotë Egnajti.

Më pas bisedas zhvendoset tek raporti mes Egnajtit dhe Armelës.

“Më tha Armela që në fillim iu duka sikur nuk aktivizohesha, nuk flisja. Unë e kam thënë edhe në dhomë të rrëfimit që kam një interes për Armelën, por mos të ishte hapur xhami të shtunën, unë prap i ftohtë do të isha me të”, thotë ai, ndërsa Musa e plotëson duke shtuar se Armela duket tip interesant.