Musa, kritika edhe ndaj Ambrës për veshjen

Pas Donës, Musa ka pasur kritika edhe për Ambrën sa i përket veshjes së saj.

Më herët, ai i tha partneres së tij se nuk duhet të vishte pantallona të shkurtra pasi nuk duhej mirë, ndërsa më pas ka pasur kritika edhe për veshjen e Ambrës, duke e cilësuar atë si të ekzagjeruar.

“Unë nuk kam asgjë me ty. Unë jam i pari që mendoj se kur një njeri ka trupin mund të vishet se si t’i dojë qejfi, por jo të tregojë më shumë nga duhet me veten e saj sepse i bie që ti nuk ke respekt për veten tënde”, i thotë Musa Ambrës.

Më pas flet edhe Elsamedi. Edhe ai mendon si Musa dhe i thotë Ambrës se duhet të ketë shumë kujdes me veshjen.