Për të ruajtur balancat, në shtëpinë e djemve Big Brother futi konkurrentin më të ri, Musanë.

Ai hyri brenda dhe u prezantua me djemtë e tjerë.

Musa është 25 vjeç dhe ka lindur në Vlorë. Në moshë të vogël ka emigruar drejt Italisë me familjen, në Romë, ku edhe jeton aktualisht.

Ëndrra e tij më e madhe ka qenë të bëhej futbollist, por nuk mund të luante për shumë kohë sepse duhej të punonte e kujdesej për familjen.

Aktualisht Musa punon si organizator party dhe është një person që përcjell shumë harmoni.