Musa diskuton me Elsamedin dhe i kërkon që të bëjë kujdes nga Danjeli, pasi sipas tij, ai është i pafytyrë dhe po mundohet që ta përdorë atë.

Elsamedi i thotë se nuk ka nevojë që Musa të dalë në krah të tij dhe as ta këshillojë për këtë pjesë.

“Gjërat gjithmonë i kam zgjidhur vetë, jo këtu, por edhe jashtë”, thotë ai.

“Atyre (Danjelit dhe Fotinisë) u nevojitet që të të marrin edhe ty, që s’të ka lënë gjë pa të sharë dhe tani do të të marrë edhe ty. Është i pafytyrë”, vijon Musa.

“Mua nuk më merr dot askush. Jam i aftë ta përballoj pa marrë leksione, të jesh i sigurtë për këtë. Mendimet e mia ngelen të njëjta për të gjithë, nuk ndikohem”, thotë Elsamedi.

Musa më pas i kujton fjalën që Danjeli i tha duke bërë buxhetin, kur i ishte drejtuar Elsamedit dhe i kishte thënë që Musa e ka quajtur atë “bosh”.

“Unë s’të kam thënë asnjëherë bosh ty”, mohon ai.