Debati për orarin e gjumit në shtëpinë e beqarëve u ndez mes djemve, ku përplasja e madhe ishte ajo mes Musait dhe Liridonit.

Musa mendon se gjithsecili duhet të vendosë vetë kur të bjerë për të fjetur e kur të zgjohet, ndërsa Liridoni e Damiano kërkojnë që ata të jenë më aktivë për të debatuar në shtëpi. Musës i duket sikur Liridoni ja mori personale vërejtjet e tij.

“Po e more personale do të thotë që nuk e kupton. Me një njeri që nuk kupton, injorant, unë nuk diskutoj”, i thotë ai.

“Ti flet sikur je mësuesi këtu dhe unë jam nxënësi, por nuk bie dakort me ty edhe sikur ti të kesh të drejtë”, i përgjigjet Liridoni.

Më pas debati ashpërsohet edhe më shumë,

“Për mua je kot! Mos u bëj i zgjuar kot! Ti asnjëherë nuk i ke marrë personale dhe hiqi syzet se është mungesë educate. Në shtëpinë time kush i heq syzet është me edukatë kush nuk i heq s’ka edukatë”, i thotë Musa.

“Syzet janë të miat, se çfarë bëj unë me to, a i mbaj a i heq, kjo është puna ime! Nuk është puna jote. Mos më ngatërro me Ervinin! S’mund të më thuash mua injorant”, i thotë Liridoni.