Shoqëria e Donës me Ambran nuk i pëlqen Musës dhe vërejtjen ai ja thotë vetë partneres së Elsamedit me këtë të fundit të pranishëm aty.

“Ti ke një figurë tjetër, Dona ka një figurë tjetër dhe unë nuk dua që Dona të shfaqet të shtunën me figurën tënde”, i thotë ai Ambras.

Ambra e pyet se çfarë do të thotë me këtë.

“Nuk dua që të shtunën të shfaqet si vajza provokuese”, i thotë Musa, duke shtuar se këto fjalë ja thotë pasi është i sinqertë.

Ambra i thotë se edhe ajo është e sinqertë dhe se nuk do të mundohet që t’i ndryshojë atij mendim për këtë.

“Unë po ta sqaroj prapë, se ta thashë edhe dje. Mua nuk më pëlqen që kjo gjë të dalë të shtunën edhe për Donën”, i thotë ai.

Më pas ai i kërkon ndjesë Elsamedit që përdori fjalën “provokuese”, ndërsa Elsamedi i kundërvihet partneres së tij.

“I kam thënë 100 herë edhe unë”, ja kthen ai.