Ndryshe nga javët e kaluara, Big Brother ka vendosur që çifti i cili do të ketë statusin e liderit do të dalë nga një garë.

Dhe fituesi i garës se kush do të hante më tepër Belino do të zgjidhej edhe lideri i shtëpisë. Në garë janë përjashtuar dy prej çifteve, për shkak të penaliteteve të marra më herët nga Big Brother.

Në garën e parë Danjeli dhe Musa ishin në barazim dhe për këtë arsye ata rihynë sërish në garë, ku fitues doli Musa, i cili sëbashku me partneren e tij Donën, do të jetë edhe çifti i radhës që do të përfitojë privilegjet dhe detyrat e statusit të liderit.