Musa flet me Donën dhe i i tregon asaj për diskutimin e gjatë që pati me Olsin dhe Fiorentinën në lidhje me debatin e zhvilluar gjatë bërjes së buxhetit.

Ai i thotë se Fiorentina kërkoi ndjesë, ndërsa Dona thotë se kjo ndjesë për të nuk ka vlerë.

“Të ka kërkuar ty falje, por ç’vlerë ka kjo për mua?”, e pyet ajo Musën.

Musa i kërkon që të ndryshojë sjellje ndaj Fiorentinës.

“Vetëm mos iu përgjigj ti. Nuk po të them që të ndryshoh mendim për të, por vetëm mos iu përgjigj fare-fare”, thotë Musa.

Dona i thotë se ka një ndryshim të madh mes saj dhe Fiorentins.

“Ok, por edhe nëse i kthej përgjigjje unë asaj, nuk e ofendoj siç më ofendon ajo mua”, i thotë Dona.