Musa i kërkon Donës që të shkojnë tek dhoma “Vend për dy”, por përgjigjja që merr nuk është bindëse.

“A do të vemi tek vend për dy?”, e pyet ai.

“Se mos ka ndonjë zhapik?!”, ja kthen Dona duke qeshur.

“Shkojmë nesër?”, pyet sërish Musa, ndërsa Dona ja kthen me një “ncuk”.

Musa këmbëngul. “A do të vemi të flasim pak, ëëë Donë?”, thotë ai.

Në këtë moment pranë çiftit afrohet Ambra, që “ngacmon” Musën.

“U lave ti që qenkë bërë kaq bukurosh?”, i thotë ajo.